Polonia ul me këmbë në tokë Arabinë Saudite, zhbllokohet Lewandowski (VIDEO)

Polonia merr fitoren e parë në Kupën e Botës, duke mundur pastër 2-0 Arabinë Saudite, që shkaktoi surprizën e madhe ndaj Argjentinës.  Sauditët luajtën më mirë në pjesën e parë, por golin do ta shënonin polakët. Në minutën e 39-të, Leëandoëski shmangu portierin dhe më pas shërbeu për Zielinskin, i cili shënoi nga fare pranë portës.

Arabia Saudite reagoi menjëherë duke fituar një penallti në fundin e pjesës së parë. Salem Al Dawsari mori përsipër ekzekutimin e saj, por portieri Szczęsny e ndali në mënyrë spektakolare, ndërkohë që më pas bëri një tjetër pritje fantastike në goditjen e Al Burayk.

Në pjesën e dytë, Polonia hipotekoi fitoren 10 minuta nga fundi i ndeshjes. Këtë herë është Robert Lewandowski që do të shfrytëzonte një gabim të kundërshtarëve për të shënuar golin e parë të tij në një Kupë Bote. Me këtë fitore Polonia merr kreun e grupit me 4 pikë, e ndjekur nga sauditët me 3, Meksika 1 dhe Argjentina 0. /R.Lika-Koha Jonë/

 

SHKARKO APP