Polemika dhe braktisje fushe, Tirana ndan pikët me Elbasanin

Përballja mes Elbasanit dhe Tiranës, e vlefshme për javën e 18-të të Kategorisë Superiore, u mbyll në barazim 1-1, në një ndeshje të shoqëruar me tension, ndërprerje dhe polemika të shumta, sidomos në pjesën e dytë.

45 minutat e para nuk prodhuan gola, me dy skuadrat që u treguan të kujdesshme dhe me pak raste të pastra shënimi. Spektakli dhe emocionet erdhën pas pushimit, ku Tirana arriti të kalojë e para në avantazh. Në minutën e 66-të, Tabekou përfitoi nga një aksion i shpejtë dhe dërgoi topin në rrjetë, duke shtangur vendasit.

Vetëm dhjetë minuta më pas, arbitri Laver Alla akordoi një penallti në favor të Elbasanit, vendim që shkaktoi reagim të fortë nga kampi bardheblu. Futbollistët e Tiranës kërkuan me insistim ndërhyrjen e VAR-it, por gjyqtari nuk ndryshoi vendim. Nga pika e bardhë, Tsague u tregua i saktë, duke vendosur baraspeshën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Menjëherë pas golit të barazimit, Tirana zgjodhi të braktisë fushën në shenjë proteste, duke e lënë ndeshjen të pezulluar për disa minuta. Pas rreth dhjetë minutash në dhomat e zhveshjes, bardheblutë u rikthyen për të vijuar takimin, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky barazim i lejon Elbasanit të ruajë vendin e dytë në renditje me 33 pikë, ndërsa situata e Tiranës mbetet kritike, me kryeqytetasit që renditen në fund të tabelës me vetëm 10 pikë të grumbulluara.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 3450 (27.4%)
Jo 9143 (72.6%)

Vota totale: 12593