Portali serb: Vedat Muriqi është Zot i futbollit në Prishtinë!

Vedat Muriqi ka shkëlqyer kundër Malit të Zi, pasi shënoi një nga golat e Kosovës, në fitoren 2-0 të këtyre të fundit. Përveç golit të shënuar sulmuesi 25-vjeçar ishte një nga më të mirët në fushë, pasi ndihmonte skuadrën e tij edhe në prapavijë.

 

Për shkak të paraqitjeve të mira me Kosovën, Muriqi ka fituar zemrat e shumë tifozëve, teksa te disa ai konsiderohet edhe si një idhull. Sulmuesit kosovar i kanë thurur elozhe edhe nga Serbia, teksa portali serb “Blic”, nëpërmjet një lajmi e ka quajtur Muriqin si “Zot i futbollit në Prishtinë”.

SHKARKO APP