“Portier i pjekur dhe me autoritet”, klub anglez bën gati sulmin për Strakoshën

Thomas Strakosha of SS Lazio reacts during the Serie A football match between SS Lazio and ACF Fiorentina at Olimpico stadium in Roma Italy, January 6th, 2021. Photo Andrea Staccioli / Insidefoto andreaxstaccioli

Thomas Strakosha e ka humbur postin e titullarit te Lazio. Vetëm 8 ndeshje këtë sezon me bardhekaltrit janë shumë pak teksa “gardiani” i kombëtares kuqezi ka vendosur të nisë një aventurë të re sezonin e ardhshëm. Dëshira e madhe e tij është transferimi te Borussia Dortmund, por 25-vjeçari mund të përfundojë në Premier League. “Cittaceleste.it” raporton se portieri shqiptar është një objektiv i West Ham, klub që e tentoi edhe në merkaton e janarit.

Klubi anglez e vlerëson lojën me këmbë të shqiptarit dhe nisjen e shpejtë të aksioneve. “Është një portier i pjekur dhe ka autoritet“, shkruan mediat angleze. Titullar i West Ham është polaku Fabianski, i cili feston 36-vjetorin në prill. Strakosha është 11 vite më i ri dhe shihet si një investim shumë i mirë, që jep garanci për shumë vite.

West Ham, që synon të luajë në kompeticionet evropiane sezonin e ardhshëm, do të përgatisë një ofertë në fund të sezonit për Lazion. Kontrata me klubin italian i përfundon në vitin 2022, rinovimi nuk po vjen dhe bardhekaltrit do detyrohen ta shesin Strakoshën në merkaton e verës.

SHKARKO APP