Portieri Berisha: Kundër Rumanisë ndeshja e karrierës
Portieri i Kombëtares shqiptare, Ertit Berisha ka thënë se nesër është loja e tyre më e rëndësishme në karrierë, ndërsa Lorik Cana është shtylla e kombëtares.
“Për neve është loja më e madhe në karrierë. Do të përpiqem që te japim çdo gjë dhe do japim çdo gjë. Jemi më të përkushtuar se kurrë. Edhe në lojërat e para kemi dhënë gjithçka por kanë qenë detajet ato që kanë vendosur,” tha ai.
“I njoh vetëm nga dy lojërat e para. Rumania ka ekip te mirë por nuk është se kanë super yje,” përfundoi ai
Berisha është i lumtur që Cana do të jetë në fushë ndaj Rumanisë, kuptohet nëse trajneri vendos që ta inkuadrojë atë.
“Cana është shtylla e Kombëtares dhe normal që është diçka e mirë që ai është rikthyer pas kartonit të kuq që mori në ndeshjen e parë. Sidoqoftë në fund trajneri është që merr vendimet”, ka thënë Berisha.