Portieri Dema dhe Vila i japin fitoren Teutës dhe fundosin Dinamon (VIDEO)
Teuta është rikthyer te fitorja me rezultatin 1-0 ndaj Dinamos. Blutë tashmë kanë vetëm tre pikë më shumë se Skënderbeu i vendit të fundit.
Durrsakët zhbllokuan duelin që me rastin e parë. Në minutën e 11-të, Emiljano Vila u rrotullua në zonë dhe e shtangu portierin Harizaj me goditjen e tij.
Dinamo nuk mund të pajtohej me rezultatin dhe me kapitenin Ibraimi e lëshoi sinjalin e parë, ndërsa më pas tentuan edhe Denisson dhe Haxhiu. Rasti më i mirë u regjistrua në minutën e 64-t, kur Besir Demiri u ndal nga traversa.
Në shtesë Dema u bë sërish hero, duke i mohuar golin Redon Mihanës dhe durrsakët ia dolën të marron pikët e plota.
KOHA JONË SONDAZH

