Portieri francez i Bylisit braktisi fuishën në shenjë protestë, video bën xhiron e botës

Një episod i rrallë dhe i pazakontë ndodhi dje në Kategorinë Superiore mes Vorës dhe Bylisit, e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë. Protagonist negativ i sfidës është bërë portieri i Bylisit, Jeremy Vachoux, i cili në minutën e 42-të ka vendosur të braktisë fushën e lojës në shenjë proteste, në një moment kur rezultati ishte 2-0 në favor të Vorës.

Gjithçka ndodhi pas një rasti të humbur nga skuadra vendase. Portieri francez u nervozua dukshëm, hoqi dorezat nga duart dhe, pa pritur asnjë ndërhyrje, u drejtua vetë drejt vijës anësore duke lënë shokët e skuadrës me një lojtar më pak. Një skenë e pazakontë për kampionatin shqiptar, që nuk ishte parë më parë në Kategorinë Superiore.

Arbitri i takimit, Ermir Celaj, e ndëshkoi 31-vjeçarin me karton të verdhë për largimin e paautorizuar nga fusha. Vachoux, i cili vazhdoi protestën, hoqi edhe fanellën pasi kaloi vijat kufizuese të fushës së lojës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këto kushte, Bylisi u detyrua të aktivizonte portierin e dytë, Renato Beqaj, i cili u fut në lojë në mënyrë të papritur dhe pa ngrohjen e duhur. Ndërkohë, pamjet e këtij episodi kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale ku nuk kanë munguar as shkrimet nga mediat e huaja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?