Portieri i Aston Villës u sulmua nga tifozët pas ndeshjes, City kërkon falje (VIDEO)

Manchester City ka kërkuar falje pasi portieri i Aston Villlës, Robin Olsen është sulmuar nga fansat e City-it gjatë momentit që pushtuan fushën. Tifozët e “qytetarëve” nuk i kursyen goditjet ndaj portierit të rivalëve.

“Gardiani” nuk reagoi në asnjë moment, ndërkohë që City kërkoi menjëherë falje për incidentin.

“Manchester City dëshiron t’i kërkojë sinqerisht falje portierit të Aston Villa, Robin Olsen, i cili u sulmua pas vërshëllimës së fundit në ndeshjen e sotme kur tifozët hynë në fushë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Klubi ka nisur një hetim të menjëhershëm dhe pasi të identifikohet, personi përgjegjës do të ndalohet me një ndalim të pacaktuar për të hyrë në fushë”, shkruhet në njoftimin e City-it. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

https://twitter.com/i/status/1528446811735826433

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?