Portieri i “gafave” drejt transferimit në ekipin e Taulant Xhakës
Loris Karius më në fund nuk do të jetë më portier nën kontratë me Liverpoolin. 28-vjeçari kaloi tre vitet e fundit në huazim në Turqi me Besiktasin dhe në Gjermanin ku po aktivizohet me Union Berlinin.
Sipas mediave, portieri nuk do të qëndrojë gjatë në Bundesligë, pasi Basel ka kërkuar të blejë përfundimisht kartonin e tij, që zotërohet nga Liverpooli. Transferimi i Karius në Zvicër te Basel mund të arrihet që gjatë merkatos së dimrit.
Karius mbahet mend te Liverpooli për gafat e tij të shumta, që do ti kushtonin Liverpoolit humbjen e finales së Championsit kundër Realit.