Portieri i Nottingham tregon mënyrën se si mund të vonosh 30 sekonda lojën (VIDEO)
Portieri i Nottingham Forest Brice Samba tregon mënyrën se si mund të vonosh lojën kur skuadra jote është duke fituar. Skuadra e tij ishte duke triumfuar 1-0 ndaj Blackburn, ndërkohë që ishte minuta e fundit e ndeshjes.
Për të mos t’i dhënë asnjë mundësi kundërshtarëve për të rrezikuar portën e tij, fillimisht ai hiqet sikur nuk e di ku është topi, më pas e vendos jashtë vijës dhe në fund e shkelmon.
Në total janë 30 sekonda që portieri i fitoi me mjeshtri, duke mos i dhënë shumë mundësi arbitrit që ta ndëshkonte me karton pas këtij episodi. /R.Lika-Koha Jone/
How long does it take to take a goal-kick? 🤔
When #NFFC are 1-0 up in injury-time, it takes as long as Brice Samba wants it to…😂⏳ pic.twitter.com/IggVE8OmQM
— Sky Sports (@SkySports) February 22, 2021