Portieri i ri i Milanit flet për përplasjet me Ibrahimovic: Më thonte je një portier m***
Mike Maignan po përgatitet të bëhet futbollisti më i ri i Milanit, një ekip në të cilin do të gjejë një njohje të vjetër: Zlatan Ibrahimovic. Portieri, i cili ka luajtur me Lille që nga viti 2015, u rrit në akademinë e të rinjve Paris Saint Germain, ku në shumë raste duhet të përballej me suedezin në stërvitje.
“Më kujtohet në mënyrë të përsosur një seancë stërvitore. Isha 17 vjeç dhe Ibra godiste topa me 400 km/h. Nuk arrita që të ndalja goditjet e tij, dhe në atë moment ai më drejtohet “je një portier muti’.
Pak pasi i prita një goditje të tij, edhe unë nuk humba kohë për t’ju kundërpërgjigjur: ‘Je një sulmues muti edhe ti”. Personaliteti shihej ndërkohë. Tashmë të dy do të ritakohen së bashku duke filluar nga sezoni i ri për të nisur duelet mes tyre në fushë dhe në batuta. /R.Lika-Koha Jone/