Portieri i Tiranës, Abibi shumë pranë transferimit në Itali (VIDEO)

Portieri i skuadrës së Tiranës, Alessio Abibi është shumë pranë transferimit te skuadra e Avellinos në Seria C. Portieri italo-shqiptar ka arritur një marrëveshje me klubin italian, teksa në orët në vijim pritet edhe zyrtarizimi.

 

“Gardiani” i ditëlindjes 1996, i gjatë 195 centimetra, është formuar te skuadrës e Pescara-s, ndërkohë që në sezonin 2014-2015 kaloi te Gavorrano. Më pas erdhi kalimi në Seria D me Altovicentinon dhe më pas me Eldense (Segunda Division B), derisa u transferua te Tirana.

Sezonin e kaluar ka luajtur në 29 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës duke pësuar 27 gola, me një mesatare më pak se një gol për ndeshje. Mediat italiane kanë publikuar edhe një video me pjesë nga seancat stërvitore të portierit dhe disa nga pritjet më të bukura. /Rozalb Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP