Portieri më i mirë i sezonit në Seria A është … sërish i Milanit
Pas Donnarumma-s Milani mund të mburret me repartin difensiv dhe kryesish me portierin, Mike Maignan, i cili ka qenë protagonist i një sezoni fantastik.
Portieri i Milanit ka qenë vendimtar me pritjet e tij këtë sezon dhe Lega Serie A nuk ka pasur dyshime, duke e shpallur më të mirin e sezonit.
Maignan është aktivizuar në 31 ndeshje, nga 37, ndërkohë që e ka mbajtur portën të paprekur në 16 ndeshje.
Francezi ka pësuar 21 gola në total dhe pas fitimit të çmimit si portieri i sezonit, ai synon që të marrë dhe trofeun e titullit kampion në Seria A.
🧤 Magic 🦅 ha spiegato le sue ali, arrivando a parare tiri impossibili, difendendo la porta del @acmilan @mmseize è il Miglior Portiere di questa #SerieATIM💎#WeAreCalcio pic.twitter.com/wWlB3vy6FY
— Lega Serie A (@SerieA) May 20, 2022