Portieri polak i Juventusit: Refuzoj të luajë ndaj Rusisë, e kam gruan nga Ukraina

“Nuk mund të qëndroj i heshtur dhe të bëj sikur nuk ka ndodhur asgjë”, ka shkruar Ëojciech Szczesny, portieri polak i Juventusit në Instagramin e tij, pasi federata polake njoftoi se nuk do të luajë Play Off-in e Kupës së Botës kundër Rusisë.

“Gruaja ime ka lindur në Ukrainë, në venat e djalit tim rrjedh gjak ukrainas, pjesëtarë të familjes sonë janë akoma në Ukrainë. Shumë nga të punësuarit e mi janë ukrainas dhe janë të gjithë persona fantastikë.

Kur shoh vuajtjen në fytyrën e tyre dhe  frikën për vendin e tyre, kuptoj se nuk mund të qëndroj i heshtur dhe të shtirem sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Refuzoj të luaj kundër lojtarëve që zgjedhin të përfaqësojnë vlerat e Rusisë. Refuzoj të qëndroj në fushë dhe të dëgjoj himnin rus. Refuzoj të jem pjesë e një eventi sportiv, që legjitimon aksionet e qeverisë ruse.

Swiss Digital Mobile Reklama

E di që thirrja ime është simbolike, por kërkoj që FIFA dhe UEFA të veprojë dhe të nxjerrë përgjegjësitë e federatës ruse”, ka thënë Szczesny.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?