Portieri Rustu Recber del nga spitali, fiton betejën me koronavirusin
Marrin fund vuajtjet për Rustu Recber. Ish-portieri i njohur i Kombëtares turke dhe i disa skuadrave të njohura në Europë ka arritur që të fitojë betejën me koronavirusin. “Gardiani” legjendar u shërua pa 11 ditësh, teksa situata e tij gjatë një ditë ishte shumë e keqe.
Për fatin e mirë gjendja e tij u përmirësua dite pas dite, teksa tashmë ai ka lënë spitalin, për t’u rikthyer në shtëpi. Bashkëshortja e tij, Isil, si gjithmonë ka publikuar një postim emocionues për të: “Çfarë dite e bukur, faleminderit Zotit. Pas 11 ditësh vështirësish, bashkëshorti im, u shërua”, ka shkruara ajo. /R.Lika-Koha Jone/