Portieri serb i Apolonisë, Cakoviç: Ndjehem i kërcënuar në Shqipëri!

Apolonia nuk ka marrë ende një vendim zyrtar për portierin serb, që në ndeshjen e fundit me Tiranën, u bë pjesë e një incidenti në fushë. Sjellja e tij ngjalli pakënaqësi në radhët e vetë tifozëve fierakë dhe vështirë se ai mund të rikthehet për të mbrojtur më portën e ekipit fierak. Portieri i Apolonisë, Vilson Cakoviç, u bë protagonist i një incidenti krejt të panevojshëm në “Loni Papuçiu” në sfidën me Tiranën, teksa i rrëmbeu me forcë nga duart flamurin shqiptar një tifozi, i cili u fut në fushë në momentin kur po ekzekutohej një 11-metërsh në favor të bardhebluve. Veprimi i tij u konsiderua heroik nga mediat serbe ndërsa 24-vjeçari shprehet se veprimi i tij ishte bërë në një moment gjaknxehtësie dhe se nuk kishte pasur qëllime të tjera përveçse të ekzekutohej sa më shpejt 11-metërshi.  Cakovic shpjegon më tej se kishte gjetur mirëkuptimin e futbollistëve të të dyja skuadrave, pasi veprimi i tij nuk ka qenë keqdashës. Vendimin e trajnerit Artan Mërgjyshi për ta zëvendësuar e lidh me faktin se pati shumë presion nga ana e tifozëve në "Loni Papuçiu". Portieri serb zbulon më tej se ka marrë më shumë se 50 mesazhe kërcënuese apo fyese në Facebook nga tifozë shqiptare, por sipas tij nuk mungon ndonjë mesazh mbështetës. Për  sa i përket të ardhmes, Cakovic shprehet se pret vendimin e klubit, duke shtuar më tej se në Fier ka qenë një nga lojtarët më të vlerësuar nga opinioni publik.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?