Portieri shënon në “frymën e fundit” dhe shpëton Sevillan nga humbja (VIDEO)

Sevilla ka arritur që të marrë një barazim shumë të vuajtur 1-1 në transfertën ndaj Real Valladolid. Fabian Orellana ktheu në gol një penallti në minutën e 44-t duke kaluar vendasit në avantazh.

Sevilla kërkoi të reagonte, por do të vuante shumë në ndërtimin e  aksioneve sulmuese. Në minutën e katërt shtesë, portieri Bono doli në sulm për të ndihmuar ekipin jo që të mbrohet, por që të shënojë.

Pas një rrëmuje në zonë, marokeni ishte në kohën dhe në vendin e duhur për të evituar e Sevillas. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP