Portieri shënon në minutën e 95-të, por s’do ta besoni çfarë ndodh më pas (VIDEO)
Një episod i pabesueshëm ka ndodhur në minutat e fundit të ndeshjes Vinaros-Peniscola, e vlefshme për divizionin e 6-të të futbollit spanjoll. Pas një goditje nga këndi, portieri i vendasve Carlos Aguayo, shënon një gol shumë të bukur, duke barazuar shifrat në 1-1.
Gjithsesi teksa po kthehej me qetësi në portë pas festimit, sulmuesi i kundërshtarëve Marcos Cano e befason me një goditje spektakolare nga mesfusha që përfundon në rrjetë. Një dramë e vërtet që e pa portierin brenda pak sekondash në dy gjendje krejtësisht të kundërta emocionesh. /R.Lika-Koha Jone/