Portieri sllovak i Tiranës ftohet nga Kombëtarja për Play Off e Botërorit

Patrik Mysloviç është në listën paraprake të Sllovakisë për ndeshjet e marsit. 24-vjeçari që u transferua në merkaton e dimrit te Tirana, asnjëherë më parë nuk ka provuar të jetë në stol me sllovakët.

Për të do të ishte një moment i veçantë, në rast se vjen ftesa zyrtare. Para se të transferohej te bardheblutë, ishte pjesë e Levski Sofia në Bullgari.

Sllovakia ndërkohë është para ndeshjes së “play off” të Botërorit, që do të luhet ndaj Kosovës. Ky takim është rezervuar për datën 26 mars. Mesfushori është titullar i padiskutueshëm te Tirana. Bardheblutë ndërkohë mbajnë vendin e fundit në renditje dhe synojnë mbijetesën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?