Portieri Strakosha pëson tre gola në katër minuta

Salzburg vazhdon të dhurojë surpriza këtë sezon në Europa League, ku pasi la jashtë këtij kompeticioni Dortmundin, ka bërë të njëjtën gjë edhe me Lazion e Strakoshës. Skuadra italiane kishte fituar 4-2 ndeshjen e parë në Roma, por në takimin e kthimit në Austri është dorëzuar.

Skuadra në të cilën bën pjesë edhe kosovari Valon Berisha ka fituar 4-1, duke eliminuar skuadrën e fundit italiane nga Europa League.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola ndërsa plotë 5 u shënuan në pjesën e dytë, 3 nga të cilët Strakosha i pësoi në harkun kohor të 4 minutave.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?