Porto shokon Juven në sfidën e parë, Dortmundi përmbys Sevillan me Haaland (VIDEO)

Porto shkakton surprizën e madhe në Champions League, duke mundur në sfidën e parë të 1/8-ve Juventusin. Ekipi bardhezi pësoi një disfatë 2-1, teksa gjithçka do të vendoset në Torino. Skuadra e Pirlos i bëri një fillim të tmerrshëm të dyja pjesëve, duke pësuar gola që në sekondat e para. Në minutën e dytë, Bentancur me një gafë të pafalshme i dhuroi topin Mehdi Taremi, i cili e kishte të thjeshtë për të shënuar.

Në fillimin e pjesës së dytë, Moussa Marega do të realizonte edhe golin e dytë. Reagimi i Juventusit është i vakët, duke mbajtur vetëm topin. Goli do të vinte vetëm në minutën e 82-të, me Rabiot që shërben një top në zonë për Chiesa-n, i cili arrin të realizojë me një goditje të bukur me të djathtën.

Dortmundi hedh një hap drejt kualifikimit, pasi ka fituar 3-2 sfidën e parë ndaj Sevillas 3-1 në transfertë. Ndeshja nisi më mirë për spanjollët që shënuan që në minutën e 7-të, por reagimi i verdhezinjve ishte fantastik.

Dahoud vendosi baraspeshën në minutën e 19-të me një super gol. Më pas do të ishte e gjitha skena për Erling Haaland. Sulmuesi norvegjez realizoi dy gola në minutën e 27-të dhe të 43-të. Luuk de Jong 6 minuta nga fundi shënoi golin e dytë për Sevillan, që i duhet të fitojë me dy gola diferencë sfidën e kthimit. /R.Lika-Koha Jone/


SHKARKO APP