Portugalia dhe Anglia fitojnë me goleadë, “jashtëtokësori” Ronaldo shënon tripletë (VIDEO)

Portugalia fitoi me lehtësi kundër Lituanisë në shifrat 6-0. Luzitanët fatin e tyre drejt euro 2020 do ta vulosin ndaj Luksemburgut. Pjesa e parë pa Ronaldon protagonist duke shënuar 2 herë, në minutën e 7 me 11-metërsh dhe të 22 duke dyfishuar shifrat. Në pjesën e dytë sërish vendasit dominues teka në skenë u ngjit Pizini dhe pas tij ishte radha Piacenzia. Bernardo silva do të shënonte golin e pestë, teksa Ronaldo shënoi golin e 6 për të tijtë dhe 3 personal.

 

Anglia bëri detyrën kundër Malit të Zi duke triumfuar bindshëm me rezultatin 7-0. Franca fitoi me përmbysje ndaj Moldavisë. Këta të fundit surprizuan gjelat duke kaluar në avantazh ne minutën e 9-të, por blutë u kundërpërgjigjën me mbrojtësin Varane. Fitorja do të vinte me vështirësi për vendasit, teksa 11-metërshi i shndërruar në gol nga ana e Giroud e bëri të mundur marrjen e 3 pikëve.

SHKARKO APP