Portugalia dhe Polonia kualifikohen për në Kupën e Botës, shuhet ëndrra e Maqedonisë së Veriut (VIDEO)

Portugalia dhe Polonia janë dy kombëtaret fituese të fazës Play Off për Kupën e Botës, që siguruan një biletë për në fazën finale. Luzitanët fituan pastër 2-0 ndaj Maqedonisë së Veriut, duke shuar ëndrrat e këtyre të fundit.

Bruno Fernandes ishte protagonist absolut me dy gola të shënuar në secilën pjesë, në minutën e 32-të dhe të 65-të. Skuadra e Milevskit nuk mundi që të reagonte.

Polonia fitoi me të njëjtën rezultat, 2-0 ndaj Suedisë. Fraksioni i parë u mbyll pa gola, ndërkohë që në fillimin e pjesës së dytë, Lewandowski realizoi e avantazhit nga pika e bardhë. Në minutën e 73-të, ndërkohë Zielinski përfitoi nga një gafë e mbrojtjes suedeze për t’i ndëshkuar për herë të dytë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?