Portugalia fiton në një ndeshje spektakolare ndaj Ganës 3-2, në minutën e fundit e shpëtoi Zoti! (VIDEO)

Spektakël dhe emocione në duelin mes Portugalisë dhe Ganës, e mbyllur në shifrat 3-2, me fitoren e portugezëve.

Pjesa e parë ishte për Ronaldon që shpërdoroi dy mundësi shumë të mira shënimi.

Në minutën e 65-të, Ronaldo fitoi një penallti që do ta kthente po vetë në gol. Reagimi i Ganës ishte i shpejtë, duke gjetur barazimin në minutën e 73-të, pas një aksioni të përfekt kur edhe mbrojtja portugeze gabon, duke i dhënë mundësinë sulmuesit afrikan Ayeë të barazonte shifrat me portën e boshatisur.

Gjithsesi Portugalia do të rikthehej sërish me dy gola të tjerë. Joao Felix do të realizonte një super gol pas kundërsulmi. Ndërkohë disa sekonda më pas është Leao që shënon një gol fantastik me të djathtën brenda zonës. Pra 3-1.

Gana rihapi shifrat në fundin e kohës së rregullt, duke shënuar në minutën e 88-të golin e dytë me Bukari, i cili feston me shikimin nga Ronaldo duke e tërbuar yllin portugez. Gjyqtari dha 9 minuta shtesë ku në minutën e fundit sa nuk barazoi Gana, pas një gabimi të portierit i cili nuk shikoi se pas tij në portë ishte një lojtar ganez që u turr të marrë topin për ta futur në rrjetë. Fati e shpëtoi Portugalinë nga barazimi.

Ndeshja u mbyll 3-2.

/R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP