Portugalia fiton pastër kundër Turqisë dhe kalon zyrtarisht grupin
Një tjetër ndeshje e Europianit është mbyllur. Portugalia triumfoi pastër ndaj Turqisë me rezultatin 3-0, për të siguruar matematikisht vendin e parë dhe kalimin në Grupin F.
Luzitanët ishin dominues gjatë gjithë takimit, ndërsa pjesën e parë e mbyllën në avantazh të dyfishtë. Bernardo Silva zhbllokoi takimin në minutën e 22-të, ndërsa 7 minuta më vonë, një autogol qesharak i Akaydin, i dha avantazhin e dyfishtë luzitanëve.
Edhe pjesa e dytë nuk kishte shumë histori, me Bruno Fernandes, që vulosi ndeshjen me golin e shënuar pas një asisti perfekt të marrë nga Ronaldo. Me këtë triumf, Portugalia mban vendin e parë me 6 pikë dhe pret biletën për në fazën e 1/16-ve. Ndërkohë Turqia, mbetet në vendin e dytë me 3 pikë.