Portugalia shkatërron Zvicrën e Xhakës dhe Shaqirit, 6-1 (VIDEO)

Portugalia është skuadra e fundit që kualifikohet për në fazën çerekfinale të Kupës së Botës. Skuadra luzitane shpartalloi 6-1 skuadrën e Zvicrës, në një ndeshje që nuk do të kishte shumë histori.

Trajneri Fernando Santos bëri një zgjedhje kurajoze duke lënë në stol Cristiano Ronaldon, për të aktivizuar Goncalo Ramos. Edhe pse herë të parë si titullar, 21-vjecari ishte i jashtëzakonshëm duke shënuar plotë 3 gola për të marrë topin në shtëpi.

Mbrëmja fantastike u kompletua dhe nga golat e dy mbrojtësve, veteranit Pepe dhe anësorit Raphael Guerreiro. Ronaldo u aktivizua në minutat e fundit, teksa ju anulua dhe një gol për pozicion jashtë lojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në kohën shtesë, kishte kohë dhe për një perlë të vërtet ng Leao që luajti në minutat e fundit. Portugalia në fazën çerekfinale do të sfidojë Marokun, që nga ana tjetër eliminoi Spanjën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Te Zvicra Shaqiri dhe Xhaka e nisën ndeshjen si titullar, por nuk mundën të bënin shumë nga ekipit luzitan, që ishte shumë më lart në lojë. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?