Pozitiv me COVID-19, Rustu në gjendje shëndetësore të rënduar

Rustu Recber ka dalë pozitiv me COVID-19 disa ditë më parë dhe është ende i shtruar në spital. Gjendja e tij nuk ka qenë e mirë këto ditë dhe mjekët po e mbajnë me terapi intensive.

Shpresohet shumë që portieri legjendar i Turqisë, rekordmen me 120 ndeshje, t’ia dalë dhe ta kalojë këtë moment të vështirë. Bashkëshortja e tij, Isil, në rrjetet sociale ka falënderuar punonjësit e shëndetësisë që po i qëndrojnë mbi kokë Rustu.

Ish-portieri ka pasur një karrierë të pasur me dy gjigantët turq, Fenerbahce dhe Besiktas, ndërkohë që për një kohë të shkurtër ka veshur edhe fanellën e Barcelonës në Spanjë.

SHKARKO APP