Prapaskena/ Barcelona i ka kërkuar Lewandowskit që të mos shënonte

Publikimi i librit të ri biografik për Robert Lewandowskin ka ngjallur reagime të shumta, pasi në të zbulohet një episod i pazakontë nga sezoni 2022/2023 te Barcelona. Autori polak, Sebastian Staszewski, tregon se sulmuesi është surprizuar nga një kërkesë e bërë nga drejtuesit blaugrana pas sigurimit matematikor të titullit në La Liga.

Sipas rrëfimit në libër, Lewandowski është takuar me presidentin Joan Laporta dhe përfaqësues të tjerë të klubit, në një moment kur ai kishte arritur kuotën e 23 golave në kampionat. Gjatë këtij takimi, drejtuesit i kanë sugjeruar sulmuesit polak të mos shënonte më gol në dy ndeshjet e fundit të sezonit.

Kërkesa e ka lënë të habitur Lewandowskin, i cili në karrierën e tij nuk ishte përballur asnjëherë me një situatë të tillë. Arsyeja, sipas librit, lidhej me një klauzolë në marrëveshjen mes Barcelonës dhe Bayern Munich: nëse polaku kalonte shifrën e 25 golave në La Liga, katalanasit do të detyroheshin t’i paguanin ish-klubit të tij një bonus prej 2.5 milionë eurosh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund, Lewandowski nuk shënoi në sfidat e fundit të sezonit ndaj Mallorcas dhe Celta Vigos, duke e mbyllur kampionatin me 23 gola, pikërisht nën kufirin që do t’i kushtonte Barcelonës miliona euro të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?