Prapaskena/ Hojlund i është ofruar Bayernit, por gjermanët e refuzuan!

Ndërsa Milani po punon për të bindur Rasmus Hojlund të pranojë ofertën e tij, del në dritë një prapaskenë e re lidhur me sulmuesin danez të Manchester United. Sipas “Sky Sport DE”, ish-lojtari i Atalantës iu ofrua Bayern Munchen-it, por kampionët e Bundesligës e refuzuan propozimin. Klubi bavarez është i kënaqur me repartin aktual të sulmit, i cili pas largimit të Leroy Sané dhe së shpejti edhe të Kingsley Coman, është përforcuar me blerjen e Luis Diaz nga Liverpool për rreth 70 milionë euro.

Milani po përshpejton lëvizjet në këtë merkato verore me synimin për të mbyllur tre afrime: dy mbrojtës dhe një qendërsulmues. Pas transferimit të Benjamin Sesko te Manchester United, Hojlund duket se ka hapur mundësinë për një kalim te kuqezinjtë.

Kuqezinjtë po negociojnë me “Djajtë e Kuq” për një huazim me pagesë dhe të drejtë blerjeje, por lojtari preferon një transferim të përhershëm. United e vlerëson kartonin e tij rreth 30 milionë paund (afërsisht 35 milionë euro). Nëse marrëveshja nuk realizohet, Milani do të përqendrohet te Nicolas Jackson (Chelsea) dhe Gonçalo Ramos (Paris Saint-Germain).

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?