Prapaskena/ Interi po punon në heshtje për sulmuesin serb të Juves

Dusan Vlahovic është në qendër të merkatos dhe Interi duket se është ndër klubet që po punon në heshtje për të siguruar shërbimet e tij. Lajmi është konfirmuar nga gazetari i La Gazzetta dello Sport, Giovanni Albanese, i cili në një video të publikuar në kanalin e tij në YouTube ka zbuluar se zikaltërit janë realisht të interesuar dhe po ndjekin me kujdes situatën.

“Për momentin lojtari ka refuzuar të gjitha ofertat, qoftë nga Arabia Saudite, qoftë nga Turqia,” tha Albanese, duke shtuar se edhe pse ekzistojnë disa opsione në Europë, Vlahovic nuk është i entuziazmuar nga një transferim në Premier League.

Sipas të njëjtave burime, sulmuesi serb është i prirur të qëndrojë në Serie A dhe është i gatshëm të lëvizë vetëm për një klub të madh, që i garanton një projekt serioz dhe garë në nivelet më të larta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Interi, që po kërkon të përforcojë repartin ofensiv pas ndryshimeve të fundit, shihet si një destinacion i mundshëm për Vlahovic, megjithëse negociatat janë ende në një fazë të hershme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?