Prapaskena/ Izraeli udhëton me peripeci në Tiranë, e lë avioni për shkak të kapacitetit

Izraeli nuk e nisi aspak mirë udhëtimin në Tiranë ditën e djeshme. Rivalët e radhës së kuqezinjve, mbërritën me vonesë dhe arsyeja lidhej me avionin e prenotuar për transfertën.

Skuadra izraelite u detyrua të priste për më tepër se dy orë në bordin e mjetit dhe më pas zbriti. Kjo pasi avioni ishte i vogël dhe nuk e përballonte kapacitetin e të gjithë skuadrës dhe bagazheve të nevojshme për ndeshjen e Ligës së Kombeve.

Pritja përfundoi vetëm pasi avioni u ndryshua, ku shumë lojtarë pohuan se diçka e tillë nuk u kishte ndodhur asnjëherë më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?