Prapaskena/ Jones iu ofrua Interit, por Liverpooli ndryshoi mendje

Një efekt domino i papritur ka shoqëruar ditët e fundit të merkatos së Interit. Sipas asaj që raporton Corriere dello Sport, zikaltërit kishin një mundësi konkrete për të afruar Curtis Jones, i cili ishte propozuar direkt nga Liverpool me formulën e huazimit.

Interi kishte arritur edhe marrëveshjen me lojtarin, por në momentet e fundit gjithçka u bllokua. “The Reds” vendosën të tërhiqen për shkak të frikës se do ta shkurtonin shumë skuadrën, si dhe për komplikimet që lidhen me kontratën e mesfushorit, e cila skadon në vitin 2027.

Ky hap pas i Liverpool-it ndikoi menjëherë edhe në lëvizjet e tjera të Interit. Pa ardhjen e Jones, klubi zikaltër vendosi të ngrijë merkato-n në dalje, duke e hequr nga merkato Davide Frattesi, i cili ndërkohë ishte gati për transferimin te Nottingham Forest.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?