Prapaskena/ Juventus ofroi 4 futbollistë për të rikthyer Pogba-n në Torino

Juventus ka provuar për të risjellë Paul Pogba në Torino. Lajmi është konfirmuar nga mediat italiane, që zbulojnë se bardhezinjtë provuan me disa mënyra për të bindur për Manchester United.

Djajtë e Kuq fillimisht refuzuan idenë për të përfshirë në tratativa Douglas Costën dhe Miralem Pjanic, teksa ky i fundit do të përfundonte më vonë te Barcelona si pjesë e një shkëmbimi. United kërkonte vetëm cash, një shifër më të lart se 100 milionë euro.

Juventus nga tjetër provoi që të bindte klubin anglez duke përfshirë në shkëmbim edhe Aaron Ramsey dhe Adrien Raiot, por edhe njëherë hasi në rezistencën e tyre. Asnjë shkëmbim, një kërkesë e ripërsëritur nga drejtuesit anglez. Në fund Pogba qëndroi, ndërkohë që në verën e këtij viti mund të ketë tratativa të tjera, por me shifra më të ulëta. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP