Prapaskena/ Meloni ndërhyri për të shkarkuar kreun e Federatës Italiane të Futbollit

Zhvillime të forta politike kanë shoqëruar dorëheqjen e kreut të futbollit italian, duke nxjerrë në pah ndikimin e drejtpërdrejtë të qeverisë në një nga institucionet më të rëndësishme sportive në vend.

Gabriele Gravina ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen nga posti i presidentit të FIGC, vendim që u formalizua pas përfundimit të asamblesë së jashtëzakonshme të mbajtur në Romë, në selinë e federatës në Via Allegri.

Sipas raportimit të Corriere della Sera, prapa këtij vendimi qëndron edhe presioni i drejtpërdrejtë politik. Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, në një komunikim me ministrin e sportit Andrea Abodi, ka kërkuar një “tronditje” në futbollin italian, duke theksuar se “duhet një kthesë e fortë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga burime pranë qeverisë në Palazzo Chigi, është përcjellë ndjesia e urgjencës për ndërhyrje në këtë sektor. Sipas të njëjtave burime, dorëheqja e Gravinës është konsideruar “një akt i domosdoshëm”, në një situatë që cilësohet tashmë e paqëndrueshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një ndër shqetësimet kryesore të ngritura nga ekzekutivi lidhet me rënien e ndjeshme të numrit të të regjistruarve në futboll, që ka shënuar një ulje prej rreth 1.5 milionë anëtarësh. Brenda qarqeve qeveritare, situata përshkruhet me tone kritike, duke nënvizuar se nuk mund të vazhdohet më “me një sistem që nuk funksionon”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?