Prapaskena/ Neymar ishte pranë Realit, por Barcelona u bërë një premtim brazilianit

Verën e kaluar në merkato kishte një luftë të ashpër mes Barcelonës dhe Realit të Madridit për të marrë shërbimet e brazilianit Neymar. Fillimisht braziliani ishte shumë pranë transferimit te blaugranat ndërsa më pas në garë për 28-vjeçarin u fut fuqishëm edhe Reali i Madridit.

“Mundo Deportivo” ka zbuluar një prapaskenë shumë interesante lidhur me Neymar Jr, sepse që lojtari të mos pranonte ofertën e Los Blancos dhe të qëndronte edhe një tjetër vit te Paris Saint Germain, Barcelona i ka premtuar futbollistit se nëse nuk do ta blente dot verën e kaluar do ta blejë gjatë kësaj vere.

Një lëvizje kjo e blaugranave për të frenuar kalimin e Neymar te rivalët madrilenë. Tashmë mbetet për t’u parë nëse premtimi do të mbahet dhe 28-vjeçari do të rikthehet te Barça gjatë kësaj vere.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?