Prapaskena/ Tuchel ishte kundër blerjes së Icardi-t, por e bindi Leonardo

Gazeta franceze “L’Equipe” ka zbuluar një prapaskenë mjaft interesante, sipas të cilës trajneri gjerman Thomas Tuchel ka qenë kundër blerjes së kartonit të sulmuesit argjentinas Mauro Icardi.

Ky i fundit iu bashkua PSG-së verën e kaluar në huazim me të drejtë blerjeje dhe pas një starti mjaft të mirë të sezonit, paraqitjet e bomberit argjentinas erdhën në rënie të vazhdueshme, aq sa u la në pankinë në ndeshjet e “Final Eight” në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë klubi francez vendosi të ushtrojë të drejtën e blerjes së Icardit për shifrën e 50 milionë eurove, plus disa të tjera në formë bonusi, teksa e përditshmja franceze zbulon se ka qenë Leonardo ai që ka këmbëngulur më shumë.

Drejtuesi brazilian ka bindur trajnerin Tuchel, duke i thënë se bëhet fjalë për një rast të mirë merkatoje, duke qenë se në kushte normale kartoni i argjentinasit do të kushtonte shumë më tepër.

 

SHKARKO APP