Prapaskena/ Zbulohet biseda e Lautaros me Kalulu: S’ishte për të verdhë, por arbitri vërshëlleu!

Nuk janë dashur as 48 orë që polemikat pas ndeshjes mes Inter dhe Juventus të shuhen. Rasti i Pierre Kalulu vazhdon të jetë në qendër të debatit, me drejtues dhe protagonistë nga të dy kampet që kanë rikthyer diskutimet dhe akuzat, duke sjellë në vëmendje edhe episode të së shkuarës.

Së fundmi ka dalë në pah një detaj i ri nga ajo që ndodhi në fushë. Pas bilbilit të arbitrit Federico La Penna dhe kartonit të dytë të verdhë, Kalulu protestoi hapur duke u përpjekur të bindte gjyqtarin për pafajësinë e tij. Mbrojtësi francez, i irrituar nga vendimi, vonoi daljen nga fusha, duke tensionuar edhe më shumë atmosferën në stadium.

Në këtë moment ndërhyri kapiteni zikaltër Lautaro Martínez. Sipas pamjeve të transmetuara nga DAZN, sulmuesi argjentinas i është drejtuar Kalulu-s me fjalët: “Nuk është për karton të verdhë, por tashmë ka vërshëllyer”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kapiteni i Interit duket se e kishte kuptuar menjëherë dinamikën e episodit dhe faktin se kontakti ishte theksuar, por njëkohësisht ishte i vetëdijshëm se ndërhyrja e VAR-it nuk ishte e mundur në atë situatë, çka e bënte të pamundur anulimin e kartonit të kuq.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?