Premier League/ City fiton me lehtësi ndaj Xhakës, Broja debuton me humbje si titullar

Java e 15-të e Premier League dhuroi emocione të shumta në sfidat e luajtura në orën 16:00. Manchester City përfitoi nga hapi fals i Arsenalit, duke fituar lehtësisht 3–0 ndaj Sunderlandit. Dias, Gvardiol dhe Foden vulosën suksesin e “Citizens”, të cilët tashmë janë vetëm dy pikë larg kreut.

Ndërkohë, Chelsea nuk arriti të shfrytëzojë rastin për t’u afruar me zonën e podiumit, teksa u ndal në një 0–0 në fushën e Bournemouth. Garnacho goditi shtyllën në pjesën e dytë, por skuadra e Maresca-s nuk gjeti rrugën e golit dhe u largua vetëm me një pikë.

Armando Broja e nisi si titullar sfidën e Burnley-t ndaj Neëcastle, por për fatin e tij të keq ekipi i tij u mund 2-1. Ai ishte në fushë për 86 minuta duke dhënë sinjale pozitive.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?