PREMIER LEAGUE – Joey Barton, ish-futbollisti problematik, arrestohet pas një sherri në klub golfi
Joey Barton, ish-futbollisti i njohur si “djali i keq”, është sërish në qendër të vëmendjes për një incident dhune. Sipas Daily Mail, Barton u arrestua pas një sherri në klubin e golfit Huyton and Prescot, pranë Liverpoolit, të dielën e kaluar. Ai akuzohet se ka plagosur një burrë në fytyrë dhe brinjë gjatë një konflikti me motive të panjohura.
Akuzat zyrtare për sulm u formalizuan sot. Megjithatë, hetimet nuk përjashtojnë mundësinë që Barton të ketë vepruar në vetëmbrojtje, pasi dyshohet se u kërcënua me armë nga personi tjetër i përfshirë në sherr. Një zëdhënës i policisë angleze konfirmoi arrestimet, duke shtuar se të dy personat janë aktualisht në paraburgim dhe do të merren në pyetje për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.
Kjo nuk është hera e parë që Barton, ish-mesfushor i Newcastle, Manchester City dhe QPR, përfshihet në probleme me ligjin. Në të kaluarën, ai ka kaluar 77 ditë në paraburgim për rrahje të dhunshme të një personi tjetër.
Marrë nga La Gazzetta dello Sport
KOHA JONË SONDAZH

