Premier League me “sytë” nga Muçi, dy klube duan yllin kuqezi

Ernest Muçi është në rrugën për të bërë realitet ëndrrën e tij për të luajtur në kampionatin anglez të futbollit. Klubi i Besiktas ka marrë oferta zyrtare nga dy klube të Premier League, të cilat janë të gatshme të nënshkruajnë me futbollistin shqiptar.

Oferta e parë që i ka ardhur klubit turk është nga një klub i cili ka ofruar 15 milionë euro për Muçin dhe një rrogë prej 3 milionë eurosh në sezon për vetë futbollistin për ta bindur.

Besiktas ishte gati të pranonte këtë ofertë, kur brenda ditës i ka ardhur edhe një tjetër, ajo e Aston Villës e cila kërkonte Muçin si “paketë” bashkë me Semih Kiliçsoj. Për Kiliçsoj, klubi anglez është gati të paguajë 30 milionë euro, ndërsa vlerëson Muçin 12 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Negociatat mes palëve vazhdojnë, por duket se Besiktas është shumë i interesuar për të shitur Muçin duke parë lëvizjet që ka bërë në merkato dhe planin që ka për të kthyer përsëri brazilianin Talisca në ekip.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?