Premier League mendojnë rifillimin e kampionatit, por me dy rregulla të reja

Në Angli ekziston dëshira për të rifilluar kampionatin, por jo për tani. Shumica e skuadrave besojnë se është e drejtë që sezoni të përfundojë rregullisht. Në tryezë ka shumë diskutime, teksa të premten mund të merret një vendim.

Kjo hipotezë parashikon rifillimin nëntë ditët e fundit midis qershorit dhe korrikut, por me dy ndryshime thelbësore: pesë zëvendësime dhe pa VAR. Britanikët këtë sezon kanë treguar se nuk e duan përdorimin e teknologjisë, duke e përdorur gabimisht, ose mos e përdorur në shumë raste.

Shumë trajnerë nga Premier League po mendojnë të kërkojnë rritjen e numrit të zëvendësimeve në momentin kur do të rifillojnë kampionatet. Nga tre në pesë, për t’i lejuar skuadrat të bëjnë një rotacion më të mirë për të shmangur një epidemi dëmtimesh. Sezoni do të mbyllet për një periudhë për një muaj e gjysmë, me tre ndeshje brenda javës. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP