Premier League ndez fuqishëm motorët që në start, Manchester United dhe Chelsea përballen midis tyre

Premier League startoi ditën e premte kur Liverpul fitoi me goleadë ndaj Norwich.

Mirëpo që në javën e parë, kampionati anglez na ka rezervuar një përballje ‘gjigante’, Manchester United dhe Chelsea do të duelojnë midis tyre ditën e sotme në orën 17:30.

Pritet një ndeshje e fortë pasi të dyja ekipet kërkojnë ta nisin me këmbën e mbarë këtë edicion të ri.

Frank Lampard do ta ketë ndeshjen e tij të parë si trajner në Premierligë, dhe të gjithë po presin të shohin se si do të bëjë.

Solskjaer në anën tjetër synon të nis me fitore, dhe të gjithë presin debutimin e Harry Maguire, mbrojtësit 85 milionësh.

SHKARKO APP