Premier League ndryshon traditën e Boxing Day, vetëm një ndeshje më 26 dhjetor
Për dekada me radhë, data 26 dhjetor ka qenë e shenjtë për futbollin anglez. “Boxing Day” ka përfaqësuar gjithmonë një nga simbolet më të forta të Premier League, me të gjitha ndeshjet e javës që zhvilloheshin në të njëjtën ditë, stadiume të mbushura dhe atmosfera festive pas Krishtlindjeve.
Këtë vit, megjithatë, tradita historike është thyer. Për herë të parë pas shumë vitesh, Premier League nuk do të zhvillojë një raund të plotë ndeshjesh më 26 dhjetor. Shkak janë kërkesat e transmetuesve televizivë, të cilët përmes marrëveshjeve kontraktuale kanë ndikuar drejtpërdrejt në riformatimin e kalendarit.
Ndryshimi është i dukshëm: më 26 dhjetor do të luhet vetëm një takim, ai mes Manchester United dhe Newcastle, që do të zhvillohet në “Old Trafford”. Të gjitha ndeshjet e tjera të javës së 18-të janë programuar për të shtunën dhe të dielën, një skemë e ngjashme me javët e zakonshme të kampionatit.
KOHA JONË SONDAZH

