Premier League nis me spektakël, zbulohen formacionet zyrtare të duelit United-Arsenal

Premier League starton menjëherë me një përballje gjigantësh: Manchester United pret në “Old Trafford” Arsenal-in, në sfidën më të madhe të javës së parë. Të dy trajnerët kanë zbuluar formacionet titullare dhe surprizat nuk mungojnë.

Manchester United del në fushë me Bayindir në portë. Mbrojtja përbëhet nga De Light, Yoro, Shaw dhe Dalot. Në mesfushë janë Fernandes, Casemiro dhe Dorgu, ndërsa Mount mbështet sulmin me Mbeumo dhe Cunha në majë.

Arsenal nga ana tjetër aktivizon Rayën në portë. Në mbrojtje formohen White, Saliba, Gabriel dhe Calafiori. Zubimendi e Rice vendosen në mesfushë pranë kapitenit Odegaard, ndërsa treshja Martinelli, Saka dhe Gyokeres përbëjnë sulmin.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?