Premier League shtyhet të paktën deri më 30 prill nga koronavirusi

Futbolli anglez ndalet për shkak të koronavirusit të paktën deri më 30 prill. Lajmi është zyrtarizuar nga “Football Asssociation” dhe nga të gjitha kategoritë në futbollin britanik.

“Ne jemi të bashkuar në angazhimin tonë për të gjetur një mënyrë për të rifilluar sezonin e futbollistik 2019-20 dhe të sigurohemi që të gjitha ndeshjet e kampionati dhe sfidat europiane apo kupat të luhen sa më shoejt të jetë e mundur.

Rregullorja e FA përcakton se sezoni do të përfundojë jo më vonë se 1 qershor dhe çdo konkurs duhet, brenda kufirit të përcaktuar nga FA, të përcaktojë kohëzgjatjen e sezonit të lojës së saj, megjithatë, bordi i drejtorëve të FA ka rënë dakord që ky kufi të zgjatet pafundësisht për sezonin 2019-20 në lidhje me futbollin profesional.

Për më tepër, ne kemi vendosur kolektivisht që garat profesionale në Angli do të shtyhen të paktën nga 30 prilli”, shkruhet në vendimin e Federatës Angleze të Futbolllit. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP