Presidenti i Atleticos: Inter rival i vështirë, por që mund ta sfidojmë!

Enrique Cerezo, president i Atletico Madrid, analizoi shortin që e vendosi përballë Interit për fazën e 1/16-ve. Sipas tij do të jetë një ndeshje ku Los Colchoneros kanë shanset e tyre.

“Interi është një ekip i madh, kryesues në Serinë A dhe zëvendës kampion i Evropës. Ne vazhdojmë të përballemi me skuadrat ku është aktivizuar Simeone.

Të shohim si do të shkojë, do të përballemi me një kundërshtar të vështirë,  por që mund ta sfidojmë. Shpresojmë të arrijmë në gjendje të mirë në shkurt, dhe si gjithmonë do të dalim në fushë për të fituar.

Ndeshja e kthimit do të luhet në shtëpinë e Los Colchonoers, por numri një i ekipit madrilen shton: “Gjithçka varet nga dëmtimet, ne duhet të shkojmë sa më mirë në këtë ndeshje, por në dy muaj mund të ndryshojnë shumë gjëra”.

SHKARKO APP