Presidenti i Atleticos: Meritojmë Championsin nëse kompeticioni anulohet!

Më 11 mars është luajtur për herë të fundit një ndeshje në Champions League, me PSG që eliminoi Dortmundin, ndërkohë që në Anfield, Atletico Madrid eliminoi kampionët në fuqi të Liverpoolit. Me rifillimin e Champions League “Los Colchoneros” do të qëndrojnë në pritje të kundërshtarit për në fazën çerekfinale.

Situata me futbollin është qetësuar në shumë vende, teksa priten rifillimet e kampionateve, por një nga pyetjet që ka qarkulluar jo pak është: Kush e fiton Champions League nëse situata do të përkeqësohet sërish?

Për Enrique Cerezo, president i Atleticos, nëse kompeticioni do të pezullohet, trofeu duhet t’i jepet skuadrës së tij. Në një deklaratë të dhënë së fundmi për “Mundo Deportivo” ai u shpreh: “Në rast se Champions League nuk luhet më, atëherë skuadra që mundi kampionët në fuqi meriton ta fitojë”.

Diçka që përkon pikërisht me skuadrën të cilën ai e ka në pronësi, por është një hipotezë që duket e pamundur që të ndodhë në realitet. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP