Presidenti i Barcelonës: Jam gati që të jap dorëheqjen, por me një kusht …
Tifozët katalanas kanë dalë në protestë prej dy ditësh, duke kërkuar largimin e presidentit Josep Bartomeu, të cilin e cilësojnë si shkaktarin e largimit të 6 herë fituesit të Topit të Artë, ndërsa te Barcelona kanë ende shpresa t’i ndryshojnë mendje Messit.
Mediat pranë klubin “blaugrana” konfirmojnë se presidenti Bartomeu ka marrë përsipër të japë dorëheqjen nga ky post, por me kushtin që Messi të pranojë se është ai problemi dhe të bëjë prapakthehu.
“Nëse Messi pranon se unë jam problemi dhe vendos të qëndrojë me largimin tim, atëherë unë jam gati të jap dorëheqjen”, mësohet t’u ketë thënë Bartomeu disa anëtarëve të bordit drejtues të klubit katalan.
Vetë ylli argjentinas pritet që të hënën të paraqitet nën urdhrat e Ronald Koeman, në ditën e parë të grumbullimit për përgatitjet e sezonit të ri, por në Katalunjë e kanë të qartë që do të jetë e vështirë ta shohim Messin sërish me fanellën e Barçës në fushë.