Presidenti i Brazilit kundër Ancelottit: Pse nuk rregullon njëherë Italinë?

Carlo Ancelotti do të jetë trajner i Brazilit duke nisur nga vera e vitit 2024, nuk shihet aspak me sy të mirë nga Presidenti i këtij vendi, Luiz Inácio Lula da Silva.

Të martën, Presidenti i Konfederatës Braziliane të Futbollit (CBF) njoftoi se trajneri aktual i Real Madrid ka arritur marrëveshjen për të qenë në stolin e 5 herë kampionëve të Botës për Kupën e Amerikës.

Gjithsesi kreu i shtetit brazilian nuk është aspak dakord me këtë zgjedhje: “Ancelotti nuk ka qenë kurrë trajner i Italisë. Pse nuk rregullon Italinë një herë, që as nuk u kualifikua për në Botërorin e fundit? Mua më pëlqen kreativiteti i Diniz, personaliteti i tij. Nuk është trajneri problemi, por fakti që nuk kemi cilësinë e lojtarëve që kemi pasur në kohët e kaluara”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?