Presidenti i Empolit flet për Asllanin: Te Napoli nuk do e jepja, më telefonoi Reja për të …
Kristjan Asllani mund të jetë një thesar i vërtetë për Empolin në merkaton e verës. Presidenti i Empolit, Fabrizio Corsi është mëse i lumtur për zhvillimin që ka bërë super talenti. Milan, Inter, Juventus dhe Napoli janë gati që ta rrëmbejnë në Itali, ndërkohë që jashtë saj është Manchester City skuadra më e interesuar.
“Rruga jonë do të jetë që Asllanin ta dërgojë në një fanellë më të rëndësishme se ajo e Empolit, ende nuk ka përfunduar. E do Napoli? Nuk do t’ia jepja edhe sikur të ishte e vërtetë. Reja më telefonoi pas ndeshjes së të dielës ku mbeti i mahnitur prej tij. Tani duhet vetëm që të qëndrojë i fokusuar”, tha presidenti i Empolit.
Por jo vetëm Asllani, nga Empoli do largohet në verë me siguri edhe shqiptari tjetër, fantazisti Nedim Bajrami, për të cilin ka interes nga Serie A, ku janë përmendur emrat e shumë klubeve të mëdha, por edhe nga Bundesliga.
KOHA JONË SONDAZH

